Policia në Bruksel ka qëlluar një burrë gjatë kërkimeve për autorin që vrau dy shtetas suedezë të hënën në mbrëmje. Burri u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek, sipas mediave lokale.
Prokurorët belgë konfirmuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi. Aktualisht personi i plagosur ndodhet në reanimacion.
Sulmi ndodhi mbrëmjen e përballjes mes Belgjikës kundër Suedisë, një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes. Kujtojmë se ndeshja u ndërpre.
Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.
/abcnews.al