Sulmi rus në një hipermarket në Kherson, të paktën 3 civilë të vrarë

schedule11:20 - 3 Maj, 2023

schedule 11:20 - 3 Maj, 2023

Të paktën tre civilë janë vrarë në një sulm rus në një hipermarket, ka thënë ministria e brendshme e Ukrainës.

Pesë persona u plagosën gjithashtu në sulmin, i cili ndodhi sot në qytetin jugor të Khersonit. 

Zyra e prokurorit të Ukrainës tha se informacionet fillestare sugjeronin se forcat ruse kishin sulmuar gjithashtu qytetin me artileri.

Qyteti u çlirua nga kontrolli rus në nëntor, por që atëherë është përballur me sulme të vazhdueshme nga forcat e Moskës. /abcnews.al