Sulmi rus ndërpret linjën e energjisë në centralin bërthamor të Ukrainës

schedule08:42 - 22 Mars, 2024

schedule 08:42 - 22 Mars, 2024

Një sulm rus i djeshëm, ndërpreu një nga dy linjat e energjisë që furnizojnë termocentralin më të madh bërthamor në Evropë në Ukrainën juglindore, ndërsa Moska nisi një sulm të madh në infrastrukturën energjetike.

“Armiku po kryen sulmin më të madh në industrinë energjetike të Ukrainës kohët e fundit”, tha ministri i Energjisë, German Galushchenko në Facebook, duke shtuar se granatimet kishin rrëzuar “një nga linjat e transmetimit të energjisë që ushqente” termocentralin Zaporizhzhia. Objekti, vendi më i madh i energjisë bërthamore në Evropë, u kap nga trupat ruse në ditët e para të luftës, por furnizohet me energji nga linjat ukrainase.

Që nga fillimi i luftës, termocentrali i Zaporizhzhia ka pësuar ndërprerje të shumta, duke u rikthyer në gjeneratorët e emergjencës me naftë dhe sistemet e sigurisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!