Sulmi rus me 44 viktima në spitalin e fëmijëve, Ukraina i kërkon gjykatës botërore të ndjek penalisht çështjen

schedule12:10 - 12 Korrik, 2024

schedule 12:10 - 12 Korrik, 2024

Prokurori i lartë i Ukrainës ka kërkuar që Gjykata Penale Ndërkombëtare të ndjekë penalisht Rusinë për një sulm me raketa në një spital për fëmijë në Kiev.

Në një nga valët më të rënda të sulmeve ruse në të gjithë vendin, 44 njerëz u vranë, duke përfshirë   5 fëmijë dhe 2 mjekë të spitalit.

Zyra e prokurorit të GJNP-së tha se një nga ekipet e saj kishte vizituar spitalin, por nuk komentoi publikisht se cilat aktakuza po heton.

“Është e rëndësishme të tregojmë se vetë Rusia, për momentin, është një shtet kriminal”, tha prokurori i përgjithshëm ukrainas Andriy Kostin.

Moska mohon të ketë sulmuar spitalin pavarësisht nga të gjitha provat e disponueshme që tregojnë se ata e kanë bërë, sipas Institutit për Studimin e Luftës.

Një mision i OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë se ka “një gjasë të madhe” që spitali të jetë goditur drejtpërdrejtë nga një raketë ruse dhe shërbimi i sigurisë i Ukrainës tha se kishte prova të qarta se objekti mjekësor ishte goditur nga një raketë lundrimi ruse Kh-101.

ICC ka lëshuar gjashtë urdhër-arreste për krime të dyshuara ruse në Ukrainë, duke përfshirë një kundër Vladimir Putin.

/abcnews.al