Sulmi për karnavale, dëshmitari: Shoferi kishte në shenjestër fëmijët

schedule19:25 - 24 Shkurt, 2020

schedule 19:25 - 24 Shkurt, 2020

Një ngjarje shokuese ka ndodhur pasditen e sotme në Volkmarsen, në veri të landit të Hesenit në Gjermani. Një person që ngiste makinën është përplasur qëllimisht me turmën e njerëzve gjatë festës tradicionale të karnavaleve, duke plagosur 30 vetë, ku 7 janë në gjendje të rëndë.

Policia dyshon se shoferi i automjetit është përplasur qëllimisht e njerëzit. Sipas një zëdhënësi nuk ka të dhëna për një sulm të motivuar politikisht apo ndonjë atentat. Ndërsa nga Ministria e Brendshme e landit të Hesenit, u tha, se nuk mund të përjashtohet se kemi të bëjmë me ndonjë sulm.

Dëshmitarët okularë thonë, se automjeti me shpejëtsi të lartë depërtoi rreth 30 metra mes turmës, derisa ndaloi. Shoferi vazhdonte t’i jepte gaz motorit. 30 vetë janë plagosur, shtatë në gjendje të rëndë, njoftoi drejtuesi Policisë së Frankfurtit.

Shoferi u arrestua, ai është nënshtetas gjerman, 29 vjeç dhe vjen nga kjo zonë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme aktualisht autori i sulmit nuk është në gjendje për t’u marrë në pyetje.

Gazeta “Hessische/Niedersächsische Allgemeine” njofton, se dëshmitarët e kanë përshkruar situatën se si shoferi duke i devijuar perimetrit të sigurisë i ka dhënë gaz makinës dhe ka depërtuar me furi mes turmës së njerëzve. Dëshmitarët kanë pasur përshtypjen, se shoferi ka pasur në shënjestër kryesisht fëmijët. Por policia nuk jep të dhëna lidhur me këtë.

Një dëhsmitar i ka thënë gazetës “Bild”, se njerëzit e indinjuar në vendin e ngjarjes e kanë qëlluar me grushta shoferin e automjetit dhe policisë i është dashur ta mbrojë atë.

Në karnavalet e Volkmarsenit merrnin pjesë rreth 1500 vetë. Qyteza ka afërsisht 6800 banorë dhe ndodhet rreth 30 km larg qytetit të Kaselit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!