Sulmi në zemër, rrëfehet Koeman: E kam të trashëguar, bëra 96km me biçikletë

schedule16:57 - 29 Maj, 2020

schedule 16:57 - 29 Maj, 2020

Trajneri i mirënjohur, Ronald Koeman, pësoi një atak kardiak në zemër pak kohë më parë, duke u shtruar me urgjencë në spital dhe duke u operuar menjëherë. Operacioni shkoi mirë për 57 vjeçarin, i cili tashmë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Për këto momente të vështira dhe paniku, Koeman ka treguar gjithçka për “RTL”, duke thënë se e ka të trashëguar një sëmundje të tillë. “Kisha një bllokim në zemër dhe të gjitha arterieve.

LEXO EDHE: U operua në zemër, Koeman del nga spitali: Do të shihemi shumë shpejt

Duhet të them se isha me fat, pasi nga një sulm i tillë, babai im humbi jetën në moshën 75 vjeçare. Si ndodhi gjithçka? Bëra plot 96 kilometra me biçikletë, së bashku me një mikun tim. Kur shkova në shtëpi dhe u shtriva, u bëra i bardhë në fytyrë dhe kisha probleme në frymëmarrje. Familjarët e mi lajmëruan ambulancën dhe u nisëm drejt spitalit”, tha mes të tjerash Koeman./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!