Hetuesit marrin në pyetje prindërit e 25 vjeçarit që u gjymtua nga atentati me tritol në Vlorë. Ata dëshmuan në Tiranë për shkak se ndodhen afër djalit të tyre, i cili ndodhet në reanimacion në Spitalin Ushtarak.
Ata janë duke qëndruar afër të birit, i cili e humbi njërën këmbë nga shpërthimi me tritol në makinën e tij.
Dhe për këtë arsye hetuesit e çështjes i morën në pyetje në ambjentet e policisë së Tiranës. Prindërit e Inez Hajrulla dyshojne që autori është në Vlorë, por nuk japin detaje të tjera.
Ata nuk pranojnë që atentati ndaj djalit ka lidhje me kushërinjtë e vrarë “Me të afërmit që u vramë ne nuk kontaktonim prej vitesh. Inezi nuk ka pasur konflikte në Durrës. Ai lëvizte lirshëm në çdo qytet të Shqipërisë”, kanë dëshmuar familjarët.
25-vjeçari humbi njërën këmbë dhe ka në gjendje të rëndë këmbën tjetër. Emrin e vërtetë e ka Imer dhe është djali i Robert Hajrullës, biznesmen në Vlorë.
Ai njihet ndryshe edhe si Ini i Çones dhe është kushëriri i parë i Renato Imerit, 36 vjeçarit i njohur ndryshe si “Reni” i cili u ekzekutua disa muaj më parë me armë zjarri në zonën e Lungomares në Vlorë, teksa po lëvizte me biçikletë. Gjithashtu kushëri me Endri Çaushaj i vrarë para dy vitesh në Durrës.
25-vjeçari i cili ndodhet në masë arresti, për shkak të pistoletës që iu gjet në makinë në kohën kur ndodhi shpërthimi me tritol, ndodhet në gjendje të rëndë./abcnews.al
https://youtu.be/AYLULhY_xDA