Sulmi në Vinnytsia, ambasada e SHBA-së thirrje amerikanëve: Largohuni menjëherë nga Ukraina

schedule10:20 - 15 Korrik, 2022

schedule 10:20 - 15 Korrik, 2022

Ambasada e SHBA-së në Kiev i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe atyre që ndodhen në Ukrainë të largohen menjëherë, shkruan la repubblica.

“Situata e sigurisë në të gjithë Ukrainën vazhdon të jetë e dhunshme dhe e paparashikueshme për shkak të sulmeve të vazhdueshme ushtarake nga Rusia, me luftime aktive në vend dhe kushte të pasigurta sigurie”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ambasada gjithashtu ka bërë thirrje për shmangien e mitingjeve të mëdha dhe ngjarjeve të organizuara pasi ato mund të shërbejnë si objektiva ushtarake ruse.

/abcnews.al