Sulmi në veri të Kosovës, analisti Hyseni: Përshkallëzimi i situatës rrezikon Ballkanin

schedule16:45 - 30 Shtator, 2023

schedule 16:45 - 30 Shtator, 2023

Analisti Blerim Hyseni thotë se përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës në veri të Kosovës, mund të rrezikojë edhe shtete të tjera të Ballkanit.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Hyseni u shpreh se zhvillimet në Kosovë duhet të merren mjaft seriozisht, në veçanti nga faktori ndërkombëtar.

Sipas Hysenit, qëllimi i Serbisë është krijimi i një vatre konflikti në Evropë.

“Mendoj se edhe skena politike në Maqedoninë e Veriut nuk ka qenë indiferente ndaj zhvillimeve në Kosovë, pasi bëhet fjalë për një fqinj të Maqedonisë së Veriut. Por megjithatë, unë mendoj se çdo thellim i krizës në Kosovë, implikon edhe rajonin. Rrjedhimisht, mendoj që zhvillimet në Kosovë nuk janë larg zhvillimeve në Evropën Juglindore, dhe veçanërisht në Ballkan. Prandaj, mendoj që këto zhvillime duhet të merren mjaft seriozisht, në veçanti nga faktori ndërkombëtar, për shkak se mund të arrijmë deri te eskalimi i situatës, që mund të përfshijë edhe shtetet përreth Kosovës. Sigurisht, për shkak të lidhjeve tradicionale dhe lidhjeve në vetvete që kanë shtetet e Ballkani ndërmjet tyre. Çdo thellim, për momentin nuk mendoj se mund të përhapet një krizë përtej Kosovës.

Por megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, pasi çdo thellim i eskalimit të situatës, mund të përfshijë shtetet përreth. Qëllimi i Serbisë është ky”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!