Sulmi në spitalin e Gazës, Vjosa Osmani: Në çdo konflikt e pësojnë gjithmonë civilët

schedule10:51 - 18 Tetor, 2023

schedule 10:51 - 18 Tetor, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit të ndodhur në një spital në Gaza, ku mbetën në vdekur rreth 500 persona.

“Jeta e të pafajshmëve duhet të mbrohet. Fatkeqësisht janë civilët gjithmonë që e pësojnë më shumë në çdo konflikt”, ka theksuar presidentja Osmani,.

Izraeli ka mohuar përfshirjen në shpërthimin që ndodhi në spitalin Al-Ahli dhe fajësoi grupin militant palestinez, Xhihadi Islamik. Por, ky i fundit mohoi po ashtu se qëndron prapa shpërthimit. Autoritetet shëndetësore palestineze në Gazë kanë raportuar për qindra të vdekur nga shpërthimi.

Shpërthimi nxiti reagim në shtetet arabe, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se është i pikëlluar me këtë ngjarje, duke shtuar se ekipi i tij i sigurisë kombëtare po mbledh të dhëna për të përcaktuar se çfarë realisht ka ndodhur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!