Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim të mërkurën në orën 16:00 mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke përfshirë shpërthimin në një spital të Gazës.
Në takim pritet të flasin si zyrtarë izraelitë ashtu edhe palestinezë, i cili u kërkua nga Rusi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Shpërthimi në spitalin e Gazës pritet të jetë tema kryesore e takimit.
Zyrtarët palestinezë kanë fajësuar Izraelin për shpërthimin në spital, ndërsa zyrtarët izraelitë thonë se shpërthimi ndodhi si pasojë e raketës së lëshuar nga Xhihadi Islamik.
/abcnews.al