Sulmi në Rripin e Gazës, Izraeli: Udhëheqësi i Hamasit mund të jetë vrarë

schedule15:27 - 17 Tetor, 2024

schedule 15:27 - 17 Tetor, 2024

Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të mbetet shqetësuese. Izraeli ka shprehur qartë që do të vazhdojë sulmet kundër grupit terrorist Hezbollah.

Ndërkohë së fundmi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe Agjencia Izraelite e Sigurisë thanë se ekziston mundësia që lideri i Hamasit, Yahya Sinwar të jetë vrarë.

Më tej IDF sqaron se po punohet për të verifikuar plotësisht informacionet.

“Në fazën aktuale identiteti i terroristëve të vrarë në Rripin e Gazës nuk mund të konfirmohet, pori lideri i Hamasit mund të jetë mes viktimave”, ka thënë IDF shkruan BBC.

Sinwar 62-vjeç ka shërbyer si udhëheqës i Hamasit në Gaza që nga viti 2017 dhe ka marrë drejtimin e Byrosë Politike të grupit pas vrasjes së Ismail Haniyeh në Iran në korrik.

Izraeli e konsideronte atë si orkestruesin kryesor të sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit, që solli më pas pushtimin tokësor të Izraelit në Gaza.

/abcnews.al/