Një këshilltar i presidentit të Ukrainës Zelensky duke folur për programin Today të BBC Radio 4 këtë mëngjes, e ka përshkruar sulmin e djeshëm në qendrën tregtare si krim lufte.
“Ajo që ndodhi në qytetin e Kremenchuk është vetëm një tjetër shenjë se Rusisë… nuk i intereson çfarë mendon apo planifikon të bëjë bota e qytetëruar. Dhe, padyshim, se ajo nuk dëshiron të luajë sipas rregullave”, tha Alexander Rodnyansky.
Kremenchuk, në Ukrainën qendrore, ndodhet 80 milje jashtë territorit të pushtuar nga Rusia dhe Rodnyansky pretendon se presidenti Vladimir Putin më parë paralajmëroi se sulme të gjera si ky do të ndodhnin pasi Rusia mendonte se Perëndimi po bënte shumë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohej.
Këshilltari i Zelenskyt thotë se Rusia po vijon të përparojë në lindje të vendit, pasi morën nën kontroll të plotë Severodonetsk gjatë fundjavës.
“Në mënyrë sasiore, ne jemi të mposhtur, por cilësisht, ne jemi ende shumë më të fortë se ata”, këmbëngul ai. /abcnews.al