Sulmi në një bankë në Lushnjë/ Autori i dehur qëlloi me armë

schedule13:27 - 23 Maj, 2018

schedule 13:27 - 23 Maj, 2018

Autori që sulmoi një bankë të nivelit të dytë në Lushnjë ishte i dehur dhe i dëshpëruar. Ai ka qëlluar disa herë edhe ndaj punonjësve.

Ky është autori që sulmoi bankën në Lushnjë.  Ushtarak i ardhur nga Berati, bashkë me familjen kishte pak kohë në këtë pallat në lagjen Xhevdet Nepravishta.

“Nuk e njohim se tani mund të ketë ardhur”- thotë  një fqinje.

Burime të Prokurorisë i thanë ABC News se momentin kur tentoi të grabiste, Olcion Muça ishte i dehur në masën 0.64 përqind.

Një ore para ngjarjes 25 vjeçari kishte aplikuar për over draft. Më pas ai shkoi në shtëpinë e tij 500 m larg bankës dhe mori pistoletën dhe maskën.

Ai mbërriti aty 5 minuta para se banka të mbyllte dyert kryesore. Muça shtiu në drejtim të kyçit të derës katër herë në tentativë për ta hapur dhe për të marrë para. Por armën e drejtoi edhe tek punonjësit që për fat nuk u dëmtua asnjë.

Në vendin e ngjarjes u grumbulluan shumë njerëz dhe agresori përfundoi plumbat vrapoi të largohej.

Me pistoletë në dorë ai tentoi të ndalonte makinat në lëvizje, por drejtuesit e injoruan. Në këto kushte ai mori rrugën për në shtëpi kur dhe u bllokua nga policia. Në dëshmine e parë të tij ai u tha hetuesve se ishte i dëshpëruar, nuk kishte para. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!