Sulmi në Nagorno-Karabakh/ Rritet numri i viktimave, raportohet për 200 të plagosur

schedule08:24 - 20 Shtator, 2023

schedule 08:24 - 20 Shtator, 2023

Rreth 100 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 janë të plagosur në Nagorno-Karabakh pasi Azerbajxhani nisi atë që e përshkroi si një “operacion anti-terrorist” pas muajsh tensionesh në rritje në rajonin e diskutueshëm të Kaukazit Jugor.

Administrata e Azerbajxhanit tha se sulmet do të vazhdojnë derisa armenët të dorëzohen dhe qeveria separatiste e Nagorno-Karabakut të shpërbëhet. Edhe pse Nagorno-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit, një pjesë e tij drejtohet nga autoritetet separatiste armene.

Rajoni ka qenë në qendër të dy luftërave, e fundit në vitin 2020, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991. Raportohet se 100 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 u plagosën që nga fillimi i sulmeve të martën.

Sipas deklaratave të mëparshme të Stepanyan, një fëmijë ishte në mesin e të vdekurve, ndërsa 11 fëmijë ishin plagosur.

/abcnews.al