Sulmi në KZAZ, reagon Rama

schedule21:48 - 27 Qershor, 2019

schedule 21:48 - 27 Qershor, 2019

Kryeministri Rama reagoi në rrjetet sociale pas djegies së materialeve zgjedhore në KZAZ-në nr. 6 në Vaun e Dejës. Sipas tij ngjarja është shfaqje e egër e dëshpërimit të liderëve të opozitës.

Ai paralajmëron se ndëshkimi për këtë rast do të jetë shembullor. Më tej shkruan se “kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji nuk e ndal më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend”.

“Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe Sali Berishës, nga fundi i sigurt me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë. Ndëshkimi do jetë shembullor. As kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend! Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara”, shkruan Rama./abcnews.al