Sulmi në KZAZ e Tropojës, arrestohen shtatë persona

schedule08:53 - 19 Qershor, 2019

schedule 08:53 - 19 Qershor, 2019

Shtatë persona janë arrestuar për ngjarjen në Tropojë paraditen e së mërkurës ku një turmë njerëzish sulmoi KZAZ-në  tek Muzeu Historik. Edhe këto arrestime u bënë pasi policia bëri verifikimet e personave të dhunshëm përmes filmimeve.

Sulmi ndodhi pas kërkesës së bashkisë për të liruar ambientet e Muzeut në zbatim të dekretit të Presidentit. Por policia kishte vendosur aty materialet e KQZ duke mos marrë parasysh kërkesën e bashkisë.

Të gjitha materialet u shkatërruan dhe në mbështetje të grupit ishin dhe militantë të opozitës. Përveç arrestimeve janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!