Sulmi në kishën katolike në Stamboll, arrestohen dy të dyshuar

schedule10:06 - 29 Janar, 2024

schedule 10:06 - 29 Janar, 2024

Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një person nga sulmi ne kishën katolike në Stamboll autoritetet turke kanë arrestuar dy persona të armatosur të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Lajmi për arrestimin e dy të dyshuarve është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

Ai nuk deklaroi motivin e sulmit dhe nuk zbuloi se kush e kreu sulmin.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një postim në Telegram, duke thënë se sulmi ishte në përgjigje të thirrjes së udhëheqësve të IS-it për të shënjestruar hebrenjtë dhe të krishterët.

Në muajin dhjetor të vitit të shkuar, forcat Turke të Sigurisë arrestuan 32 persona të cilët janë të dyshuar se kishin lidhje me xhihadistët e grupit militant ISIS, ndërsa autoritetet deklaruan se personat e arrestuar dyshoheshin se po planifikonin te kryenin sulme ndaj Kishave dhe Sinagogave.

Ekstremistët e ISIS-it kanë kryer një sere sulmesh në Turqi, përfshirë edhe një sulm në vitin 2017 në një klub nate në Stamboll ku humbën jetën 39 persona.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!