Sulmi në Kapitol, ish-këshilltari i Trump përballet me 2 akuza penale

schedule12:12 - 23 Korrik, 2022

schedule 12:12 - 23 Korrik, 2022

Komisioni hetimor i Kongresit amerikan për trazirat e 6 janarit ka ngritur dy akuza penale ndaj ish-këshilltarit të Trumpit, Steve Bannon. Ish-këshilltari politik të Trumpit është akuzuar për shpërfilljen që ai i ka bërë komisionit hetimor, sipas CNN.

Paneli i Kongresit kërkoi informacion rreth kontakteve të Bannonit me ish-presidentin Trump, praninë e tij në hotelin Willard në janar të 2021-shit dhe deklaratën e tij se “i gjithë ferri do të shpërthejë” një ditë para rrethimit të Kapitolit.

“I pandehuri zgjodhi besnikërinë ndaj Donald Trump në vend të respektimit të ligjit,” tha ndihmësprokurorja amerikane Molly Gaston.

Bannon nuk paraqiti asnjë dokument duke pretenduar se ai ishte ndaluar të paraqitej sepse Trumpi kishte sjellë në vëmendje një amendament për privilegjin ekzekutiv.

Strategu 68-vjeçar republikan nuk u paraqit në datën e thirrjes në komisionin hetimor dhe nuk paraqiti dokumentet e kërkuara ndërsa përballet me një minimum prej 30 ditësh burg dhe një dënim maksimal prej një viti për çdo akuzë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!