Sulmi në ish-zyrat e Charlie Hebdo, arrestohen 7 persona

schedule10:40 - 26 Shtator, 2020

schedule 10:40 - 26 Shtator, 2020

Ministri i Brendshëm francez e ka cilësuar si sulm terrorist ngjarjen te ish-zyrat e Charlie Hebdo. Mediat raportojnë se janë arrestuar 7 persona, si pjesë e një hetimi nga shërbimi francez kundër terrorizmit.

I dyshuari kryesor është një 18-vjeçar me origjinë pakistaneze, i cili u arrestua pranë vendit të ngjarjes.

Policia ndërkohë, deklaroi se 6 persona të tjerë gjenden në paraburgim dhe po merren në pyetje.

Ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin, tha se sulmi pranë ish-zyrës së revistës satirike Charlie Hebdo ishte “një akt i terrorizmit islamik”

Sulmi erdhi ndërkohë që po zhvillohet një gjyq ndaj 14 personave të akuzuar si bashkëpunëtorë të dy xhihadistëve që kryen sulmin në 2015 ndaj Charlie Hebdo, në të cilin u vranë 12 persona.s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!