Nëntëdhjetë janë arrestuar në lidhje me sulmin e armatosur të martën, në Gjykatën e Stambollit. Të arrestuarit kanë lidhje me organizatën e së majtës ekstreme ” Partia-Fronti Revolucionar Popullor Çlirimtar ” (DHKP/C).
POLİSE SALDIRI ANI KAMERADA!
İstanbul Çağlayan Adliyesi önündeki kontrol noktasına saldırı girişiminde 2 saldırgan ölü ele geçirildi, 3’ü polis, 5 kişi yaralandı.https://t.co/uZIumOADjf pic.twitter.com/1yQyAidfQ8
— milliyet.com.tr (@milliyet) February 6, 2024
Ditën e djeshme, 2 persona të armatosur tentuan të kalonin postbllokun e policisë në hyrje të gjykatës. Gjatë sulmit me armë zjarri ka mbetur i vrarë një civil që ndodhej në vendngjarje, si dhe autorët e sulmit, një burrë dhe një grua.
Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya, tha se ata ishin anëtarë të DHKP/C, një organizatë me aktivitet të gjerë të armatosur në të kaluarën.
Gjatë përleshjes janë plagosur edhe 5 persona të tjerë, tre prej tyre policë.
/abcnews.al

