Ministria e Arsimit në Izrael ka njoftuar se shkollat dhe kopshtet do të mbyllen në mbarë vendin ditën e dielë.
Më herët, Komanda e Frontit të Brendshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit njoftoi se studimet nuk do të vazhdojnë në qendër dhe në jug të vendit, por ministria e ka zgjeruar mbylljen në të gjithë vendin.
Kujtojmë që me kalimin e orëve situata po bëhet dhe më kritike, pasi qeveria vendase ka konfirmuar se numri i izraelitëve të vrarë deri tani ka shkuar në 40, ndërsa të plagosur janë mbi 750 persona./abcnews.al