Zëdhënësi i Hamasit, Khaled Qadomi, tha se operacioni ushtarak i grupit është në përgjigje të të gjitha mizorive me të cilat janë përballur palestinezët gjatë dekadave, raporton Al Jazeera.
“Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë mizoritë në Gaza, kundër popullit palestinez, vendeve tona të shenjta si Al Aksa. Të gjitha këto janë arsyeja për fillimin e kësaj beteje,” tha ai.
“Pra, kjo është një luftë kundër pushtuesve,” tha ai.
Nga shpërthimi i konflikti në Rripin e Gazës deri tani raportohet për gjashtë persona të vdekur dhe mbi 200 të tjerë të plagosur. Kështu raportojnë mediat vendase, të cilat citojnë burime nga spitale të ndryshme të vendit, sipas Al Jazzera.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu iu drejtua kombit me një video të platformën “X”, duke thënë se vendi është në luftë dhe se armiku do të paguajë çmim të shtrenjtë për sulmin me raketa.
/abcnews.al