Sulmi në Francë, nxënësit janë paguar 300 euro për të identifikuar mësuesin

schedule08:49 - 22 Tetor, 2020

schedule 08:49 - 22 Tetor, 2020

Dy nxënës janë paguar për ta identifikuar mësuesin, i cili u vra pak ditë më parë në Paris. Këto janë pretendimet e prokurorëve për krimin që ka tronditur Francën, raporton The Guardian.

Samuel Paty është shënjestruar nga agresori pasi ka shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed para nxënësve të tij në klasë.

Vrasësi i tij, 18-vjeçari, Abdullakh Anzorov, është qëlluar për vdekje nga policia. Të mërkurën, prokurorët kanë thënë se Anzorov ka paguar dy nxënës rreth 300 euro për ta identifikuar Patyn.

Vrasësi u ka thënë nxënësve se dëshironte “ta filmonte mësuesin dhe ta bënte atë të kërkonte falje për karikaturën e Profetit Muhamed” ka thënë prokurori kundër terrorizmit, Jean-François Ricard në një konferencë për media.

Ai tha se Anzorov u kishte thënë atyre se donte “ta poshtëronte, ta godiste” . Nxënësit e moshave 14 dhe 15-vjeçare, supozohet se e kanë përshkruar Patyn dhe kanë qëndruar mbrapa sulmuesit për më shumë se dy orë jashtë shkollës, derisa është shfaqur mësuesi.

Dy fëmijët, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë për arsye ligjore, janë dy prej shtatë personave që autoritetet franceze synojnë t’i gjykojnë për sulmin brutal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!