Ukraina ka hedhur poshtë pretendimin e Rusisë e cila tha se 20 civilë u vranë dhe 28 u plagosën nga një raketë ukrainase.
Sipas rusëve një raketë me ngarkesë grumbulluese shpërtheu në qytetin e kontrolluar nga separatistët në Ukrainën lindore.
Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka ofruar asnjë provë për këtë pretendim kurse Ukraina ka mohuar të ketë nisur një sulm.
“Është padyshim një raketë ruse ose një municion tjetër, nuk ka kuptim të flasim për të,” tha zëdhënësi ushtarak ukrainas Leonid Matyukhin në një konferencë.
Separatistët pro-rusë që kontrollojnë një pjesë të rajonit të Donetskut të Ukrainës thanë më herët se një fëmijë ishte në mesin e të goditurve nga sulmi.
Ukraina ka mohuar se po përpiqet të rimarrë me forcë qytetet lindore Donetsk dhe Luhansk, nën kontrollin e forcave të mbështetura nga Rusia që nga viti 2014.
/abcnews.al