Sulmi në digën Nova Kakhovka, 100 persona ende të bllokuar

schedule14:08 - 7 Qershor, 2023

schedule 14:08 - 7 Qershor, 2023

Deri në 100 njerëz janë bllokuar në qytetin Nova Kakhovka të kontrolluar nga Rusia dhe mijëra kafshë të egra kanë ngordhur pas shembjes së digës Kakhovka në jug të Ukrainës, tha kryebashkiaku i Moskës.

Vladimir Leontiev shtoi se operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për të shpëtuar njerëzit në zonat e përmbytura.

Më shumë se 30,000 metra kub ujë vërshojnë çdo sekondë nga rezervuari i digës, ndërsa qyteti është në rrezik të kontaminimit për shkak të përmbytjeve, raportoi TASS, duke cituar deklaratat e kryetarit të bashkisë.

Nivelet e ujit në disa zona të rajonit të Kherson nën kontrollin e forcave ruse pritet të mbeten të larta për tre deri në 10 ditë pas katastrofës, raportoi gjithashtu TASS.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!