Sulmi në Danimarkë, policia: Autori i dyshuar është me probleme mendore

schedule13:36 - 4 Korrik, 2022

schedule 13:36 - 4 Korrik, 2022

Shefi i policisë së Kopenhagenit, Soeren Thomassen tha se i dyshuari për sulmin me armë në qendrën tregtare të kryeqytetit danez, në të cilin vdiqën tre persona, vuante nga probleme të shëndetit mendor, sipas mediave të huaja.

Sipas Thomassen “nuk ka asgjë që tregon se të shtënat kanë lidhje me terrorizmin”. Tre viktimat janë një vajzë dhe një djalë danez, të dy 17 vjeç dhe një shtetas rus 47-vjeçar me banim në Danimarkë.

“Nuk ka asnjë tregues se 22-vjeçari danez, i cili u arrestua, ka pasur bashkëpunëtorë. Gjtihashtu ne besojmë se këto janë viktima të përzgjedhura rastësisht. Nuk ka asgjë që të tregojë se ky është një akt terrorist”, shtoi Thomassen.

Policia i ka konsideruar autentike videot e të dyshuarit, që qarkullojnë në rrjetet sociale që nga mbrëmja e së dielës. Në pamje i riu shfaqet duke mbajtur një armë, duke simuluar gjeste vetëvrasëse apo duke përdorur kura me një ilaç të fuqishëm që përdoret për rastet psikiatrike, i cili sipas tij nuk do të funksiononte.

Llogaritë e të dyshuarit në Youtube dhe Instagram u mbyllën brenda natës. 4 persona janë plagosur rëndë janë dy gra daneze të moshës 19 dhe 40 vjeç dhe dy suedezë, një burrë 50-vjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!