Forcat ushtarake Izraelite nisën një operacion ushtarak në Kampin Jenin, në Bregun e Pushtuar Perëndimor kundër palistanezëve, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur, sipas mediave të huaja.
Si pasojë e sulmit, numri i të vdekurve ka shkuar në 8 ndërsa 30 persona rezultojnë të plagosur.
Forcat e Mbrojtjes Izraelite kanë deklaruar se synimi i tyre ishte infrastruktura terroriste në zonën e Jeninit ndërsa batalionin Jenin, një ombrellë ushtarake që përfshin njerëz të armatosur nga grupet palestineze Fatah, Hamasi dhe Xhihadi Islamik deklaruan se do të punojnë deri në fund për të bashkuar të gjitha formacionet ushtarake.
Operacioni Ushtarak I Nisur nga Izraeli orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne duket se është një nga operacionet më të mëdha të shtrira në Bregun Perëndimor prej vitesh.
/abcnews.al