Sulmi në Bregun Perëndimor, mijëra palestinezë largohen nga kampi Jenin

schedule08:26 - 4 Korrik, 2023

schedule 08:26 - 4 Korrik, 2023

Mijëra palestinezë janë larguar nga kampi i refugjatëve Jenin pasi ushtria izraelite nisi një operacion të madh në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas një zyrtari të lartë palestinez.

“Ka rreth 3,000 njerëz që janë larguar nga kampi deri më tani,” tha  zëvendës guvernatori i Jeninit, Kamal Abu al-Roub, duke shtuar se po bëheshin marrëveshje për t’i strehuar ata në shkolla dhe strehimore të tjera në qytetin e Jeninit.

Ai tha se rreth 18,000 palestinezë banojnë normalisht në kamp.

Izraeli nisi të hënën operacionin e tij ushtarak më intensiv në Bregun Perëndimor të pushtuar në gati dy dekada, duke kryer një sërë sulmesh me dronë.

Të paktën 10 persona u vranë, dhe rreth 100 u plagosën, 20 prej tyre në gjendje kritike, tha ministria palestineze e shëndetësisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!