Policia e Kosovës po kryen sërish bastisje në veri të vendit lidhur me sulmin e 24 Shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Policia ka konfirmuar operacionin ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Në sulmin e shtatorit, grupi armatosur serb vrau efektivin e policisë Afrim Bunjaku dhe u plagosën të tjerë. Në kundërpërgjigje, policia vrau tre terroristë ndërsa sekuestroi një arsenal armësh.
Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Ai u lirua nga Gjykata e Serbisë një ditë pasi ndalimit.
/abcnews.al