Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të diskutojë këtë të hënë për zhvillimet në veri të Kosovës. Në njoftim, thuhet se do të diskutohet për nevojën për depërshkallëzim të situatës.
Situata e sigurisë në veri aktualisht është e qetë, por mbetet e tensionuar. Në sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa u lënduan tre policë tjerë.
“Debati për aktualitetin: ‘Situata në veri të Kosovës pas sulmit të fundit dhe nevoja për depërshkallëzim’”, thuhet në njoftim. Kujtojmë që nga sulmi në veri mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës./abcews.al