Një afgan, i cili më parë ka punuar me një grup ndërkombëtar dhe që posedon vizë amerikane, ishte në mesin e mijëra njerëzve që prisnin me orë të tëra jashtë aeroportit të Kabulit kur ndodhi shpërthimi dje që u mori jetën mbi 170 personave. Ai rrëfeu tmerrin që pa me sy.
“Ishte sikur dikush më tërhoqi tokën nga këmbët e mia. Për një moment humba dëgjimin” tha ai për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
“Unë pashë trupa dhe pjesë të trupave që fluturonin në ajër si një tornado që merrte qese plastike… në ajër. Burra të moshuar dhe të plagosur, gra dhe fëmijë të shpërndarë në vendin e shpërthimit.
Nuk është e mundur të shohësh ditën e kijametit në këtë jetë, por unë pashë ditën e kijametit, e kam parë atë me sytë e mi” tha ai.
“Nuk kishte askush që t’i zhvendoste trupat dhe të plagosurit në spital ose t’i hiqte nga publiku. Trupat dhe të plagosurit ishin shtrirë në rrugë dhe në kanalin e ujërave të zeza. Uji i vogël që derdhej në të ishte kthyer në gjak” kujton ai.
“Fizikisht, jam mirë … por nuk mendoj se plaga mendore dhe tronditja që pësova nga shpërthimi i sotëm nuk do të më lejojnë të jetoj një jetë normale” tha ai.
Dëshmitarë të tjerë folën për kaosin në vendin e ngjarjes pas shpërthimit fillestar./db/ Abcnews.al