Sulmi në aeroportin e Dagestanit/ Putin: Njerëzit indinjohen kur shohin pamjet e fëmijëve të plagosur në Gaza

schedule17:44 - 3 Nëntor, 2023

schedule 17:44 - 3 Nëntor, 2023

Çdo “person normal” do të indinjohej nga imazhet e “fëmijëve të përgjakur” në Rripin e Gazës, por rusët duhet “të kenë ndërgjegje të pastër”, tha sot presidenti rus Vladimir Putin.

Putin dha një deklaratë, duke komentuar trazirat e 29 tetorit në aeroportin Makhachkala në rajonin me shumicë myslimane të Dagestanit të Rusisë, kur qindra njerëz sulmuan aeroportin në kërkim të hebrenjve që sapo kishin mbërritur me një fluturim nga Tel Avivi.

Putin ka fajësuar Ukrainën dhe Perëndimin për shkaktimin e trazirave, një pretendim që si Kievi dhe Uashingtoni e kanë hedhur poshtë si të rremë.

“Lidhur me këto ngjarje në Makhachkala ishte e lehtë për të ndezur një problem, shumë e lehtë. Në sfondin e tmerreve që po ndodhin në Gaza, është e lehtë ta bësh këtë, sepse kur sheh dhimbjen dhe fëmijët e gjakosur, shtrëngon grushtat dhe të vijnë lotë”.

“Dhe ky, mendoj, është reagimi i çdo njeriu normal. Dhe nëse nuk ka një reagim të tillë, atëherë ky njeri nuk ka zemër, ai është prej guri. Sidoqoftë, ne duhet t’i përpunojmë këto ngjarje me një mendje të qartë dhe të kuptojmë se ku është rrënja e së keqes”.

Autoritetet e Dagestanit arritën t’i evakuojnë pasagjerët në siguri, por jo përpara se autobusi që i transportonte të ndiqej rreth aeroportit nga një turmë e zemëruar për granatimet e Izraelit të Gazës në përgjigje të masakrës së civilëve izraelitë nga Hamasi në 7 tetor.

Policia bëri më shumë se 80 arrestime dhe Putin mbajti një takim urgjent me shefat e sigurisë për të diskutuar se çfarë duhet bërë për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të ngjashme.

Rusia, e cila dëshiron të ndërmjetësojë një armëpushim në Gaza dhe mbështet ekzistencën e dy shteteve, është përpjekur të kontaktojë të gjitha palët në konfliktin Izrael-Hamas, por tërhoqi zemërimin e qeverisë izraelite kur ajo ftoi një delegacion të Hamasit në Moska.

Ministria e Jashtme e Izraelit më pas thirri ambasadorin rus për të shpjeguar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!