Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen premtoi se do të “dobësojë bazën ekonomike të Rusisë dhe kapacitetin e saj për t’u modernizuar” pas sulmit barbar të Moskës kundër Ukrainës, shkruan CNN
“Ne do të ngrijmë asetet ruse dhe do të ndalojmë aksesin e bankave ruse në tregjet financiare europiane”, tha Von der Leyen.
“Ne dënojmë këtë sulm barbar dhe argumentet cinike që po përdoren për ta justifikuar atë.”
Von der Leyen tha se do të vendosë sanksione masive më të ashpra.
“Këto sanksione janë të projektuara për të shkaktuar dëme të rënda mbi interesat e Kremlinit dhe aftësinë e tyre për të financuar luftën. Dhe ne e dimë se miliona rusë nuk duan luftë”, tha ajo.
“Ne nuk do të lejojmë që presidenti Vladimir Putin të zëvendësojë sundimin e ligjit, me sundimin e forcës dhe pamëshirshmërisë,” tha ajo, “Ukraina do tia dalë.
/abcnews.al