Dhuna politike nuk ka vend në demokraci, theksoi sot presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, pasi Donald Trump u plagos nga të shtënat me armë zjarri gjatë një tubimi elektoral.
“Jam thellësisht e tronditur pas të shtënave gjatë mitingut të fushatës së ish-presidentit Trump. I uroj Donald Trump shërim të shpejtë dhe ngushëllimet e mia për familjen e viktimës së pafajshme.
Dhuna politike nuk ka vend në një demokraci”, theksoi Ursula von der Leyen.
Më herët, edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell shprehu dënimin e tij të fortë , duke theksuar se “edhe një herë, ne jemi dëshmitarë të akteve të papranueshme të dhunës ndaj politikanëve”.
/abcnews.al