Bërnjaku dhe Jarinja, dy pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, vazhdojnë të jenë të mbyllyra që nga e diela. Ata u mbyllën pas sulmit të armatosur nga disa persona ndaj patrullës së policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagos një tjetër. Ngjarja ndodhi në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Më vonë gjatë ditës, policia vrau tre sulmues dhe arrestoi gjashtë të tjerë. Vrasja e policit e dënua në shkallë të gjerë. Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu takimet në Nju Jork dhe u nis për në Kosovë. Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier dënoi ashpër sulmet e orkestruara ndaj policisë./abcnews.al