Sulmi ndaj Izraelit, Krisafi: Ishte një dështim i madh nga Irani

schedule15:41 - 14 Prill, 2024

schedule 15:41 - 14 Prill, 2024

Eksperti i Marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi në një komunikim të drejtpërdrejtë për “News Hour” në ABC News, foli për sulmin iranian ndaj Izraelit, ku th se ishte më tepër simbolik nga Terhani.

Më tej ai u shpreh se sulmi i mbrëmshëm ishte një dështim i madh nga Terhani, ndërsa shtoi se Izraeli e ka fituar luftën, ndwrsa shtoi se këtë e vërtetoi rrëzimi i 99 përqind të dronëve nga izraelitët.

Izraeli ka sistemin e mbrojtjes më të mirë në botë. Raketa më e shpejtë balistike e Iranit për në Izrael është 12 minuta larg. Distanca mes dy vendeve është e madhe. 12 minuta në një luftë ajrore është mjaft e gjatë. Është një kohë e stërmjaftueshme për4 tu përgatitur dhe këtë tregoi Izraeli. Sistemi mbrojtjes i Izraelit është i mirë trajnuar. E parë në tërësi, më duket fitore madhe për Izraelin pasi ka rrëzuar 99% të droneve dhe raketave iraniane.

Ka shumë gjëra që mund të kritikojmë Izraelin në luftën në Gaza, por në këtë rast kemi thyerjen të së drejtës themelore. Aleatët janë të gatshëm në çdo moment që të mbrojnë në çdo mënyrë Izraelin. Bota ishte e ndarë, Perëndimi dënoi sulmin, ndërsa Rusia kërkoi mosndërhyrjen e Perëndimit. Biden i ka kërkuar Netanyahut të mos i përgjigjet sulmit.

Qëllimi ka qenë që SHBA të marrë pjesë në sulmet ndaj Iranit. Unë mendoj se Izraeli e fiton këtë konflikt të armatosur. Sulmi i djeshëm i Iranit ishte simbolik. Një sulm i Izraelit ndaj Iranit do ishte shumë i rrezikshëm.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!