Sulmi ndaj Iranit/ Meçollari: Izraeli, shtet i paprekshëm. Goxhaj: Nuk sulmon dot pa ndihmën e SHBA-ve

schedule21:27 - 22 Prill, 2024

schedule 21:27 - 22 Prill, 2024

Ish-oficeri Dritan Goxhaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për konfliktin e armatosur mes Izraelit dhe Iranit. Sipas tij, Izraelit i duhet ndihma e SHBA-ve për të sulmuar Iranin pasi nuk ka kapacitet të mjaftueshëm ushtarak sa për të goditur Iranin.

Ndërsa kapiteni Artur Meçollari mendon ndryshe, duke thënë se deri më sot Izraeli është shteti më i paprekshëm në Lindjen e Mesme.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Goxhaj: Nuk besoj se la luftë pezull. Netanhayut i duhet një kundërpërgjigje për një kapital të brendshëm politik. Pas kësaj goditje të bërë nga Izraeli, Netayahu reagoi dhje tha se do ketë veprime të tilla me intensitete të ulëta.

Izraeli thotë se Evropa do të goditet, ashtu siç po bën prej një viti Zelensky. Në aspektin ushtarak Izraeli nuk ka kapacitete ushtarake për të sulmuar Iranin. Për të sulmuar i duhet ndihma e SHBA-ve. Është e pamundur për të ndërmarrë një sulm ndaj Iranit pa ndihmën e SHBA-ve.

Meçollari: Jemi në kushtet… Ukraina është vend i sulmuar. Deklaratat në rast se humbet Ukraina dhe Rusia do sulmojë një vend tjetër të Evropës nuk e ka deklaruar Zelensky. Pra nuk është teori e Zelenskyt.  Deri më tani Izraeli ishte shteti i paprekshëm që asnjë shtet i Lindjes se Mesme s’mund ta prekë. Sot Izraeli është fuqia më e madhe ushtarake në Lindjen e Mesme.

Goxhaj:  Jo nuk është. Përveç bombave atomike nuk ka asgjë tjetër. /abcnews.al