Rusia ka dënuar sulmin ndaj ambasadës kubane në Shtetet e Bashkuara dhe ka kërkuar hetim për rrethanat pas tij.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se sulmi në të cilin thuhet se u hodhën dy kokteje molotov “nuk duhet të lihet pa u ndëshkuar dhe përgjegjësit për të duhet të ndëshkohen rëndë”.
“Edhe një herë i bëjmë thirrje vendit pritës që të sigurojë pa kushte sigurinë e misioneve të huaja diplomatike në territorin e tij në përputhje të plotë me detyrimet ndërkombëtare. Ne shprehim solidaritetin tonë me popullin vëlla të Republikës së Kubës dhe mbështetjen tonë të plotë për qeverinë e tyre“,shtoi Zakharova.
Vlen thë theksohet se, Rusia ruan një miqësi të gjatë me Kubën, që daton që nga koha e Bashkimit Sovjetik. Kuba, e cila është vetëm pak më shumë se 100 milje larg SHBA-së, luajti një rol të rëndësishëm në Luftën e Ftohtë, me Krizën Kubane të Raketave (në të cilën raketat sovjetike u vendosën për një kohë të shkurtër në ishull) e konsideruar si më e afërta që dy superfuqitë arritën në konfliktin bërthamor.
/abcnews.al