Sulmi me thikë në xhami në Tiranë, Veliaj: Akt i rëndë, duhet dënuar me forcë

schedule16:39 - 19 Prill, 2021

schedule 16:39 - 19 Prill, 2021

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas sulmit me thikë mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha” ku një person, që dyshohet me probleme mendore qëlloi 5 besimtarë. Veliaj e cilëson akt të rëndë duke e dënuar me forcë, ndërsa u uron shërim të shpejtë të lënduarve.

“Ngjarja e sotme në xhaminë e Rr. së Kavajës është një akt i rëndë, që duhet dënuar me forcë, e nuk përfaqëson asnjë grimë nga fryma e paqes dhe e mirësisë që fal muaji i Shenjtë i Ramazanit. Shërim të shpejtë të plagosurve, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën” shkruan Veliaj.

Por cfarë ndodhi?

Rudolf Nikolla nga Mati plagosi 5 persona që ndodheshin në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha”. Të plagosurit janë të gjithë të rinj; Donald Koçi, Mariglen Konja, Kleon Jaupaj, Anri Tola dhe Saba Peposhi.

Dyshohet se Nikolla vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, ende nuk dihen motivet që mund ta kenë shtyrë 34-vjeçarin që të kryejë aktin ekstrem pasi nuk kemi ende një dëshmi të plotë të tij. Nga hetimet paraprake, nuk rezulton që autori të ketë pasur njohje me të plagosurit./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!