Sulmi me thikë në xhami, KMSH: Besimtarët u goditën në ditë Ramazani, të zbardhet ngjarja

schedule16:14 - 19 Prill, 2021

schedule 16:14 - 19 Prill, 2021

Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka reaguar pas sulmit me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” mesditën e sotme në Tiranë nga një person që dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Spahiu kërkon zbardhjen e ngjarjes.

Lexo edhe: Të gjithë të rinj, kush janë të plagosurit nga sulmi në xhaminë “Dine Hoxha”

“U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli,  dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.

Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një përson i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.

Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.

Përsoni është në duart e forcave të rendit.

Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani” deklaron Spahiu.

Rudolf Nikolla nga Mati plagosi pasditen e së hënës pesë persona që ndodheshin në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha”. Të plagosurit janë të gjithë të rinj; Donald Koçi, Mariglen Konja, Kleon Jaupaj, Anri Tola dhe Saba Peposhi.

Dyshohet se Nikolla vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, ende nuk dihen motivet që mund ta kenë shtyrë 34-vjeçarin që të kryejë aktin ekstrem pasi nuk kemi ende një dëshmi të plotë të tij. Nga hetimet paraprake, nuk rezulton që autori të ketë pasur njohje me të plagosurit./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!