Sulmi me thikë në Paris, autori kishte si qëllim t’u vinte flakën ish-zyrave të satirikes Charlie Hebdo

schedule20:12 - 29 Shtator, 2020

schedule 20:12 - 29 Shtator, 2020

I riu që plagosi dy persona jashtë ish-zyrave të satirikes Charlie Hebdo në Paris ka pranuar se kishte si qëllim t’i vinte flakën godinës.

Lajmin e ka dhënë prokurori drejtues i çështjes të enjten. I dyshuari po ashtu ka thënë se e kishte gënjyer policinë dhe se ishte në të vërtetë 25 vjeç.

Prokurori Jean-François Ricard tha në një konferencë për shtyp se i dyshuari mbante tre shishe me hollues boje të ndezshëm White Spirit, qw do ta përdorte për t’u vënë zjarrin ish zyrave të Charlie Hebdo në një akt hakmarrjeje kundër revistës satirike, e cila ribotoi karikaturat profeti Muhamed më 2 shtator.

Sipas prokurorisë ai nuk e dinte se revista kishte ndryshuar vendndodhje ndërsa qeveria franceze e ka cilësuar ngjarjen si një akt terrorizimi. Autori e kishte identifikuar veten si Hassan A., një 18-vjeçar i lindur në qytetin pakistanez të Mandi Bahauddin, një identitet ky i rremë.

Në sulmin e ndodhur në vitin 2015 u vranë 12 persona pasi zyrat e Charlie Hebdo u bastisën për hakmarrje lidhur me botimin e karikaturave të Profetit Muhamed.

Pas sulmit, e përjavshmja e zhvendosi selinë e saj në një vend që mbahet sekret. s.b/abcnews.al/