Refugjati sirian që goditi me thikë gjashtë persona, duke përfshirë katër fëmijë të vegjël, në një park në Annecy është lënë në paraburgim dhe akuzohet, ndër të tjera, për “vrasje të mbetur në tentativë”, njoftoi sot prokurorja vendase, Lynn Bonet-Matis.
Abdulmasih H. nuk donte të fliste, si gjatë ndalimit prej 48-orësh nga policia po ashtu edhe përballë dy hetuesve përgjegjës për hetimin, theksoi prokurorja në një konferencë për shtyp.
Si pasojë e sulmit mbetën të plagosur katër fëmijë shumë të vegjël, të moshës 22 deri në 36 muajsh.
Të plagosurit janë në gjendje kritike, tha Lynn Bonet-Matis.
/abcnews.al