Sulmi me shigjetë në Norvegji, shkon në 5 numri i viktimave, dëshmitari: Njerëzit vrapuan të shpëtonin

schedule07:59 - 14 Tetor, 2021

schedule 07:59 - 14 Tetor, 2021

Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga sulmi me shigjetë në Norvegji pasditen e djeshme pasi u sulmuan nga një burrë. Ngjarja ndodhi në qytetin në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo, në orën 18:13 me orën lokale

Autori i sulmit, një shtetas danez i moshës 37-vjeçare është arrestuar nga policia. Dyshimet janë se ai ka vepruar i vetëm dhe tashmë do të hetohet nëse ngjarja ka lidhje me një akt terrorizmi.

Kryeministrja e vendit Erna Solberg deklaroi se raportet për sulmit janë tmerruese.

“Unë e kuptoj që shumë njerëz kanë frikë por është e rëndësishme të theksohet se tashmë policia e ka situatën nën kontroll”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp.

Një dëshmitar i tha televizionit lokal TV2 se kishte dëgjuar disa të bërtitura dhe më pas pa një grua që po mbulonte fytyrë.

“Një burrë po qëndronte në cep të rrugës me një shigjetë me hark në duart e tij. Më pas pashë njerëz që vraponin për të shpëtuar jetën e tyre. Njëra prej tyre ishte edhe një grua që po mbante një fëmijë përdore”, u shpreh ai. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!