Numri i të vdekurve nga sulmi me raketa Kryvyi Rih ka shkuar në 4 ndërsa 53 janë plagosur, tha një zyrtat ukrainas. Rusia përdori dy raketa balistike për të shënjestruar Kryvyi Rih, tha për CNN kreu i Këshillit të Mbrojtjes të qytetit, Oleksandr Vilkul.
“Ky është një akt terrorist. Kjo nuk është hera e parë që një ndërtesë banimi në Kryvyi Rih goditet me raketa duke shenjëstruar drejtpërdrejt civilët”, tha Vikul për CNN.
Të paktën 4 persona u vranë dhe 53 u plagosën në sulm.
“Për momentin janë 53 të plagosur, mes tyre tre fëmijë. Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë”, tha Vilkul.
Deri më tani, 4 persona kanë vdekur, dy burra, një nënë dhe një vajzë 10-vjeçare. Vilkul vazhdoi të përshkruajë një skenë kaotike me shërbimet e kërkim-shpëtimit ende aktive.
“Sapo u ktheva nga vendi i ngjarjes pak minuta më parë. Aty po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Ndërtesa u shemb, një pjesë e strukturës u rrëzua, “tha ai.
/abcnews.al