Sulmi me raketa në Iran/ Britania: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet

schedule08:35 - 19 Prill, 2024

schedule 08:35 - 19 Prill, 2024

Disa orë pas raportimeve për sulme në Isfahan në Iran, ka reaguar Britania. Downing Street tha burimi i sulmeve në Iran nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Por theksoi se Izraeli ka të drejtën për vetëmbrojtje dhe shtoi se “ne u kemi theksuar izraelitëve se ajo që ka rëndësi tani është de-përshkallëzimi i situatës”.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Izraeli për sulmin, por zyrtarët amerikanë që folën për mediat amerikane thonë se Izraeli i kreu sulmet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!