Sulmi me dron në Tel Aviv, i cili vrau një person, është i pari në një përshkallëzim të afërt në operacionet ushtarake rebele Houthi kundër qyteteve izraelite, tha një anëtar i byrosë politike të grupit rebel me bazë në Jemen.
Hazam al-Assad i tha gazetës libaneze Al Mayadeen se Izraeli duhet të jetë i kujdesshëm “në të gjitha qytetet” dhe se Houthi “kanë hyrë në një fazë të re strategjike në operacionet kundër armikut”, duke shtuar se ka “integrim me forcat e fronteve të rezistencës” në Liban, Irak dhe Palestinën e pushtuar”.
Huthi kanë kryer sulme kundër anijeve në brigjet e Jemenit prej muajsh. Ndërkohë, sipas mediave izraelite, ushtria njoftoi se droni nuk u kap për shkak të gabimit njerëzor./abcnews.al