Sulmi me një të vrarë në bazën detare në Krime, Ukraina merr përgjegjësinë

schedule15:35 - 22 Shtator, 2023

schedule 15:35 - 22 Shtator, 2023

Ukraina ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm me raketa në selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Krime. Ushtria ukrainase thotë se goditi “me sukses” bazën detare në Sevastopol, por nuk dha detaje të mëtejshme të sulmit.

Video dhe fotografi të publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë shtëllunga të mëdha tymi mbi ndërtesën në Sevastopol, në Krimenë e aneksuar.

Ky sulm vjen vetëm një ditë pasi Rusia kreu sulme  me raketa dhe artileri nëpër qytetet e Ukrainës, duke vrarë pesë persona, në një kohë kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me presidentin amerikan Joe Biden dhe liderët e Kongresit në Uashington.

Sevastopol, shërben si bazë kryesore për Flotën Detare të Rusisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!