Sulmi me mbi 130 të vdekur në Moskë, Putin i emocionuar u bën homazhe viktimave

schedule17:09 - 24 Mars, 2024

schedule 17:09 - 24 Mars, 2024

Kremlini ka publikuar pamjet e Vladimir Putinit duke marrë pjesë në një vigjilje për të vrarët në sulmin në Bashkinë Crocus.

Pa dhënë vendndodhjen e tij, videoja tregonte presidentin rus duke vendosur një qiri poshtë figurës së Jezu Krishtit, përpara se të kryqëzohej disa herë.

“Presidenti bëri homazhe për të vrarët në sulmin terrorist në Crocus City Hall”, shkruan Kremlini – i vetmi informacion që shoqëronte videon, e cila nuk kishte audio.

Kujtojmë se nga sulmi terrorist humbën jetën 133 persona, ndërsa sot u shpall ditë zie kombëtare në mbarë vendin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!