Sulmi me dronë në Rusi, Medvedev: Do të shkatërrojmë terroristët e Kievit

schedule14:52 - 2 Qershor, 2023

schedule 14:52 - 2 Qershor, 2023

Dimitry Medvedev ka kërcënuar Kievin pas sulmit me dronë në Moskë. Ai postoi në llogarinë e tij në Telegram një video në të cilën shfaqet i veshur me uniformë ushtarake duke folur me oficerët në rajonin e Volgogradit.

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë i cilësoi veprimet e “regjimit ukrainas”, si terrorizëm, duke theksuar se e vetmja mënyrë për t’a dalë me terroristët “është shkatërrimi i tyre”.

“Ky është një akt terrorist dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta përshkruar. Nëse është një akt terrorist, ka vetëm një mënyrë për t’u përgjigjur. Asnjë vend nuk mund të negociojë me terroristët, terroristët duhet të shkatërrohen”, tha Medvedev, duke komentuar veprimet e regjimit ukrainas.

“Është e qartë për të gjithë se ishte një sulm terrorist, nuk ishte një betejë, jo një veprim ushtarak. Nuk i përshtatet as rregullave të luftës”, tha Medvedev.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!